Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Historia e kartolinave të urimeve

23:33 / December 25, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kudhesi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zakoni i dërgimit të kartolinave të urimit ka nisur ne Kinën e lashtë ,ku shkëmbeheshin mesazhe urimi rreth festës së Vitit të Ri, dhe në Egjiptin e hershëm, të cilët i përcillnin urimet e tyre nëpërmjet fletushkave të vogla.

Në fillim te viteve 1400 kartolina të bëra me dorë nisën të qarkullonin në Europë. Gjermanët njihen si te parët qe gdhendnin urimet e tyre pergjatë drurit dhe letra urimi për Shën Valentinin nisën te shkëmbeheshin në masë  në disa vende të Europës .

Gjate viteve 1850, Kartolinat e urimit janë transformuar, punuar me dorë dhe dorëzuar dorazi njësoj si dhuratat. Madje kanë sherbyer edhe si mjet komunikimi për popullin e atëhershëm  si rezultat i avancimit dhe përparimit në shtypjen dhe mekanizimin e pullës postare në vitet 1840.

Kartolina e parë e krishtlindjeve  u shfaq për herë të parë në Londër në vitin 1843, kur Sër Henry Cole punësoi artistin John Calcott Horsley për të dizenjuar një kartolinë festash për miqtë e tij.

Edhe pse kartolina e parë e Shën Valentinit është shfaqur për herë të parë në 1415, ishin vitet 1800 ku nëpërmjet postës  së ashtuquajtur “Penny” ato u bënë të njohura dhe të përballueshme nga cdo individ. Esther Howland, një vajzë e re nga Massachusetts, ishte publikuesja e parë e rregullt e kartolinave te Shën Valentinit në USA. Ajo e shiti kartolinën e parë të Shën Valentinit te bërë me dorë në 1849, përfundimisht duke krijuar nje firmë botuese të suksesshme në dekorimin e kartolinave.

Kartolinat e urimit ne Amerikë

Louis Prang , një emigrant gjerman ,i cili nisi nje biznes te vogël litografik pranë Bostonit në 1856 , kontribuoi në fillimin e një industrie të madhe të kartolinave të urimeve në    Amerikë. Brënda 10 viteve themeloj firmën dhe perfeksionoj procesin e ngjyrave  litografike.  Riprodhimet e bojërave i tejkaluan artet grafike të mjeshtrave  në USA edhe në Britaninë e madhe.Në fillim të viteve 1870 Prang nisi publikimin e kartolinave te krishtlindjeve , të cilat u mirëpriten në tregun anglez. Ne 1875 ai i prezantoi publikut amerikan linjën e parë të kartolinave për Krishtlindje .

Popullariteti i kartolinave të Prang u arrit në fillim të viteve 1890, ku importues imitues nisën te përmbysin tregun përfundimisht, duke detyruar Prang te mbyllte biznesin e kartolinave .Midis viteve 1890 dhe 1906 ka pasur një rënie të prodhimit dhe publikimit të kartolinave përshëndetëse në USA.

Pas viteve 1906 klima e biznesit vendas për rritjen e publikimit te kartolinave filloi të zhvillohej .Disa nga botuesit nuk u pritën mirë nga Prang gjatë bashkëpunimit të tyre për krijimin e këtyre kartolinave .Pas Luftës së Parë Botërore , publikuesit e rinj nisen nje kompeticion për të rejat në procesin e printimeve , teknikës së artit dhe përpunimet dekorative te kartolinave të urimit. Në fillim të viteve 1930 publikuesit rritën përvetësimin e përdorimit të ngjyrave litografike , një lëvizje kjo që coi në zhvillimin e industriseë së karolinave dhe përhapjen e tyre kudo.

Gjatë Luftës së II Botërore, industria mbështeti luftën , duke ndihmuar qeverinë t’u shiste bono ushtarëve jashtë shtetit  nëpërmjet kartolinave .Kjo periudhë shenoi fillimin e një lidhjeje të ngushtë me shërbimin postar në USA.

Gjatë viteve 1950 studiot e kartolinave zhvilluan gjithashtu humorin nëpërmjet urimeve që percillnin këto kartolina.

Në 1980 u shfaqën kartolina të cilat nuk ishin vetëm për një event të caktuar ,por edhe për një rast te pazakontë.Një rritje eksplozive  pati në teknologjinë elektronike ,dhe përdoruesit e internetit i dhanë jetë kartolinave elektonike në fund të viteve ’90 deri ne ditët e sotme.

historia e tyre kartolinat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Unë jam i pari!”, kaos jashtë dyqanit Apple për shkak të blerjes së iPhone 18 në Australi

20:00 / September 18, 2026

CEO i OpenAI pranon rreziqet e inteligjencës artificiale: Bota ka të drejtë të ndiejë frikë nga ajo që mund të ndodhë

10:54 / September 16, 2026

Urdhri i Trump/ Apple ndjek hapat e Google, ndryshon në Maps emrin e Liqenit Ontario

16:19 / September 2, 2026

iPhone 18 mund të kushtojë 100 dollarë më shumë/ Rritja e memories shtyn çmimet lart

19:21 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.