Pasi rezultoi si sportisti më i
paguar i dekadës së fundit, Floyd Mayweather ka bërë çmendurinë e radhës.
Amerikani i ka dhuruar vetës një “bishë” të rrugëve, teksa ka
shpenzuar shifra të frikshme për “Bentley Continental GT Mulliner
2020”. Përmes një statusi në rrjetet sociale, 42-vjeçari me të ardhura 915
milionë dollarë në dekatën e fundit ka pohuar se ka shpenzuar për makinën e tij
të re.
“Dhuratë për veten time … Bentley Continental GT Mulliner i ri 2020,” shkruan Mayweather.
Bentley i vitit 2020 vlerësohet në treg me rreth 300 mijë euro, shifër e papërfillshme për një kampion si Mayweather.