Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Moshat dhe gjnitë që përfitojnë amnisti në janar të 2020, ja kriteret

23:57 / December 26, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Burgu Amnistia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mësohet se do të përfitojnë amnisti 56 gra të burgosura, 6 fëmijë të mitur, burrat të dënuar deri në dy vite dhe në moshën mbi 60 vjeç. Në draftin përfundimtar thuhet se në 56 gra të burgosura të cilat vuajnë dënimin në Burgun e Grave në kryeqytet, 28 do të lirohen ndërsa 28 të tjera do të përfitojnë 1/3 ulje dënimi.

Burimet bëjnë me dije se tashmë pritet që ky draft të miratohet në Kuvend në seancën e parë të sesionit parlamentar në janar të vitit 2020.

1.   Amnistohen personat meshkuj, dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 2 vjet ose çdolloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 30.9.2019, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi. 

2.   Amnistohen personat femra dhe të mitur, dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet ose çdolloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën ose një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën 30.9.2019, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi.

3.     Amnistohen personat meshkuj, dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet. 

4.     Amnistohen personat femra dhe të mitur, dënuar me burgim, të cilëve, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u ka mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 3 vjet. 

5.     Amnistohen personat e dënuar femra, të cilat, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç.

6.     Amnistohen personat e dënuar meshkuj, të cilët, në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 60 vjeç. 

7.     Amnistohen personat e dënuar me burgim, të cilët, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç.

8.     Të gjithë të dënuarve femra dhe të mitur, të cilët nuk plotësojnë kriteret për të përfituar amnisti, sipas pikave 2, 4, 5 dhe 7, të këtij neni, u zbritet 1/3 e dënimit të mbetur, pavarësisht kritereve ndaluese të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji.

Pritet që me amnistinë e fundvitit minimalisht 650 të dënuar me vendim të formës së prerë deri në tre vite dhe gratë mbi 50 vjeç të jenë përfituesit e këtij vendimi.

731 të dënuar e fundit që patën mundësi të liroheshin nga amnistia i përkasin vitit 2016, ndërsa prej tre vitesh një projektligj për amnistinë nuk ka mundur të kalojë në parlament para mbylljes së vitit edhe pse është premtuar publikisht.

Amnistia e përgatitur edhe me drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve do të ndikonte dhe në uljen e mbipopullimit në burgje.

amnistia gra e femije janar 2020 përfitojnë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.