Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Premtimi i Dukës: Do të ndërtojmë 100 mini-stadiume në Shqipëri

23:45 / December 29, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1527703174 duka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërtimi i impianteve të reja sportive është projekti i radhës për Federatën Shqiptare të Futbollit. Diçka të tillë e ka pohuar kreu i lartë i FSHF, Armand Duka, i cili në “Ora Sport” tha se dëshirojnë që të ndërtojnë 100 mini-stadiume në të gjithë Shqipërinë.

“E kemi thënë edhe më parë se Shqipëria ka shumë më shumë nevojë për impante të reja. Është e vërtetë që kemi bërë hapa të rëndësishëm. Të mos i kthehemi investimeve në rindërtimin e stadiumeve, ndërtimin e fushave, ndërtimin e fushave të stërvitjes, ndërtimit të stadiumit të Elbasanit, Shkodrës, stadiumi kombëtar në Tiranë apo ai që po ndërtohet në Kukës, por ka nevojë akoma shumë më shumë.

“E keqja e Shqipërisë është sepse pothuajse është një aktor, një aktor që nuk e ka detyrë ndërtimin e stadiumeve dhe terreneve të reja sportive, që është Federata Shqiptare e Futbollit. Fatmirësisht apo fatkeqësisht, Federata ka bërë gabim apo mirë duke dhënë përshtypjen se është ajo që ndryshon infrastrukturën. Përkundrazi duhet ta ndryshojnë vetë klubet, vetë pushtetet vendore, vetë pushteti qëndror dhe vetë politika që ndjek vendi për ta shtuar këtë infrastrukturë sportive. Investimi në sport nuk është një investim, një gjë e hedhur kot, por është një investim që kthehet si në gjithë gjërat e tjera.

“Domethënë nuk është thjeshtë një donacion. Përveç rasteve të bashkëpunimit sporadik mes shtetit shqiptar dhe Federatës në ndërtimin e stadiumeve të Elbasanit, të Shkodrës apo Kukësit nuk ka një politikë të qartë për ndryshimin e infrastrukturës në Shqipëri. Dhe për të arritur Shqipëria për të qënë një vend me futboll të shëndetshëm dhe me baza të sigurta duhet ta dhjetëfishojë nga pikëpamja e invertarit të infrastrukturës. Për këtë ne kemi ideuar një projekt me qeverinë shqiptare që të ndërtojmë 100 fusha me bar natyral në të gjithë Shqipërinë. Një projekt që e kërkon patjetër bashkëpunimin dhe mbështetjen e shtetit dhe të vetë pushtetit vendor. Dhe i përkthyer në numra nga ajo që ne kemi propozuar i këtyre 100 fushave apo i këtyre mini-komplekseve ka një kosto prej 200-200 e ca mijë euro për një impiant.

“Ne kemi marrë përsipër se fondet për këtë investim, 1/3 e këtyre fondeve ta sigurojë Federata Shqiptare e Futbollit, 1/3 qeveria shqiptare dhe 1/3 përfituesi, që mund të jetë klubi apo Bashkia. Deri tani nuk kemi një përgjigje konkrete. Shpresoj që ta kemi. Nëse do ta kemi negative nga qeveria do të gjejmë mundësi të tjera dhe ne do ta realizojmë projektin,”tha Duka.

Do të ndërtojmë 100 mini-stadiume duka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026

Messi i jep lamtumirën Argjentinës, Ronaldo e surprizon me një mesazh: Respekt për ato që ke arritur, të përqafoj

22:01 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.