2019-ta ka qenë një vit i mbushur me sfida të mëdha për Shqipërinë dhe futbollin shqiptar. Urimet për Vitin e Ri sapo kanë filluar dhe një video-urim vjen nga futbollistët e Kombëtares shqiptare.
Federata Shqiptare e Futbollit ka postuar në faqen e tyre zyrtare urimet e futbollistëve të Kombëtares, duke filluar nga Armando Sadiku, Hysaj, Memushaj, Manaj apo dhe Grezda I cili për shkak të një pezullimi nuk ka qenë pjesë e Kombëtares kohët e fundit.
Futbollistët njëzëri urojnë mbarësi për të gjithë shqiptarët mbi Vitin e Ri 2020. Në fund një urim për shqiptarët e lë edhe trajneri i Kombëtares Edi Reja.
https://www.facebook.com/watch/?v=619448515295304
