Real Madridi e ka nisur me këmbën e mbarë vitin e ri, teksa ka mposhtur me rezultatin 0-3 Getafen në transfertë.
Një ndeshje kjo aspak e lehtë për madrilenët, të cilët vuajtën shumë, por falë pritjeve spektakolare të Kurtua, ia dolën të marrin 3 pikët. Ekipi i Zidan kaloi në avantazh në minutën e 34’, kur Varan përfitoi nga një dalje e gabuar e portierit kundërshtar dhe e dërgoi topin në rrjetë.
Ishte përsëri i njëjti protagonist, i cili realizoi përsëri në minutën e 53’, duke i dhënë Realit avantazhin e dyfishtë.
Pas kësaj vendasit provuan të shënonin të paktën një gol, por e kishin të pamundur pasi portieri Kurtua ishte në një formë të shkëlqyer duke ndalur disa herë goditjet e lojtarëve të Getafes. Për t’i dhënë goditjen përfundimtare mendoi Modriç, i cili pas një kundërsulmi vrastar, ia doli ta dërgojë topin në rrjetë
Me këtë fitore Real Madridi ngjitet në vendin e parë ,e 40 pikë, 1 më shumë se Barcelona e cila do të luajë në orën 21:00, me Espanjolin/ Panoramasport/