Mirsad Jonuz në krye të Vllaznisë ka bërë një punë mjaft të mirë. Ndonëse përgatitjet nisën me vonesë shkodranët hyn në ritmin e garës së Superiores të rikthyer nga Kategoria e Parë., por janë edhe në lojë për të synuar një vend në Kupat e Europës.
Programi
Trajneri Mirsad Jonuz, në prononcimin e parë që ka dhënë për mediat thotë se do të ketë afrime, ashtu sikurse priten edhe largime. Një gjë është e sigurt sipas teknikut të kuqebluve, skuadra e pjesës së dytë të garës do të jetë më e fortë dhe për këtë po punon ai bashkë edhe me hallkat e tjera në klub. “Iu uroj Gëzuar Vitin e Ri të gjithë tifozëve shkodranë dhe banorëve të qytetit dhe pash që gjendja e ekipit ishte e mirë, pasi skuadra është stërvitur këto tri ditë nga ndihmësit e mi, Osja dhe Lekiqi. Do të punojmë edhe pak ditë këtu dhe më pas do të zhvendosemi në Ohër, – tha Jonuz fillimisht.
Largimet
“Kemi biseduar me klubin dhe me sa unë di Uenderson dhe Emerson nuk do të jenë më pjesë e klubit, ashtu sikurse Hygor dhe Ualusimbi rikthehen. Madje, Hygor do të jetë me ne pas dhjetë ditëve dhe besoj se do të jetë me skuadrën në fazën përgatitore”.
Merkato
Në mbyllje, Jonuz flet edhe për merkaton, pasi në Shkodër po qarkullojnë shumë emra, por deri më tani nuk ka asnjë afrim konkret. Sipas trajnerit Mirsad Jonuz: “Na duhen përforcime dhe pritet që të bëjmë 3-4 afrime. Vllaznia e gjashtë muajve të parë të këtij viti do të jetë një skuadër më e fortë dhe me synime më të qarta”, – tha trajneri Jonuz në fund të prononcimit të tij. / Vipsport.al
