Policia ka nisur hetimet për manovruesin e minierës së kromit të Bulqizës, 44-vjeçarin A.Ç, pas plagosjes së dy punëtorëve të kësaj minierë.
Sipas policisë si pasojë e neglizhencës së tij ka rrëshqitur dhe ka dalë nga shinat vagoni, ku si pasojë mbetën të dëmtuar dy punëtorët, dhe që aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. Ndaj 44-vjeçarit hetimet në gjendje të lirë nisën për veprën penale shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, pasi ai duhet të sinjalizonte punëtorët.
NJOFTIMI I POLICISE
Bulqizë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në përfundim të veprimeve të para hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 06.01.2020, ku në një minierë të nxjerrjes së kromit u aksidentuan jashtë rrezikut për jetën dy punonjës, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, në gjendje të lirë për shtetasin: A.Ç, 44 vjeç, banues në Bulqizë, (sinjalist, manovrues në minierën e kromit Bulqizë).
Këtij shtetasi si pasojë e neglizhencës i ka rrëshqitur e dalë nga shinat vagoni, dhe si pasojë mbetën të dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dy shtetas punëtor të minierës.
Vepra penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.
