Irani ka sulmuar me raketa balistike bazat ajrore amerikane në Irak, në shenjë hakmarrje për vrasjen e gjeneralit Qasem Soleimani.
Dhjetëra raketa janë lëshuar nga Irani drejt bazave në Irbil dhe Al Asad në Bagdad, por nuk dihet ende nëse ka viktima.
Përgjigja fillestare nga Uashingtoni ishte heshtja, por presidenti Trump shkroi më pas në Twitter se gjithçka ishte mirë dhe se nuk kishte viktima. Ndërsa dëmet po vlerësohen.
Sulmi ndodhi vetëm disa orë pas varrimit të Soleimna, rreth orës 02.00 të mëngjesit me orën lokale.
Për udhëheqësin suprem të Iranit, Ayatollah Khamenei ky sulm ishte “një shuplakë në fytyrë” për SHBA-në.
