Detaje të reja kanë dalë nga vrasja një ditë më parë e biznesmenit Kastriot Reçi në Rrëshen. Bëhet e ditur se policia ka shoqëruar disa persona, por ndërkohë kamerat kanë fiksuar dhe vrasësin e 49-vjeçarit.
Në pamje është momenti kur autori është afruar pranë pallatit, ku dhe u pozicionuar për të qëlluar në drejtim të viktimës. Mësohet se ai ka qenë i veshur sport, me rroba me ngjyrë të zezë në momentin që ka kryer vrasjen. Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe një kapuç i zi që dyshohet të jetë i autorit dhe që do i nënshtrohet ekzaminimit laboratorik.
