Në një letër dërguar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Arbër Çekaj, pronari i Arbi Garden në pronësi të të cilit ndodhej kontenieri me banane ku u gjetën rreth 600 kg kokainë, kërkon përjashtimin e prokurorit Ervin Kondili.
Për këtë në seancën e sotme avokati i tij Maks Haxhia kërkoi pezullim të procesit deri në shprehje të Prokurorisë.
Në shkresën e Çekajt ai akuzon prokurorin se ka përhapur lajme të pavërteta. AI ka nxjerrë të dhëna që kanë rrezikuar jetën e familjarëve të mi thotë Çekaj.
Madje ai akuzon se Kondili e ka kaluar vetingun në kurrizin e tij, dhe se pronari i Arbi Garden është në burg vetëm se është “malok:”
Por në seancë i është përgjigjur vetë Kondili duke i thënë të mos e kërcënojë.
Në fund të seancës Gjykata e Posaçme e Antikorrupsionit ka rrëzuar kërkesën e Haxhisë për pezullim të procesit.
