Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Sekretet e Igli Tares, sulmuesi qe u bë drejtor sportiv

18:20 / January 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tare 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Igli Tare nuk e mendonte asnjëherë se karriera e tij në futboll do të vazhdonte në këto nivele pasi vari këpucët në gozhdë.

Por një rastësi me fat në qershorin e vitit 2008, e vendosi në një post ku ish sulmuesi i kombëtares shqiptare po shkëlqen më shumë sesa në fushat e lojës.

Asokohe ishte 35 vjeç dhe mbyllte sezonin e tretë si një bomber shtesë te Lacio, por që nga ajo ditë, është kthyer në drejtorin sportiv më të lakmuar të Europës, me meritë në garë deri ditë më parë si edhe më i miri i botës.

Bjondi që përgatitet këtë Janar të luajë në ndeshjen e bamirësisë në Air Albania Stadium në Tiranë, ishte fokus i një reportazhi të bukur në Gazzeta Dello Sport, ku u riktheksuan aftësitë e tij për të zbuluar talente e për të finalizuar blerje të zgjuara.

“Një poliglot dhe mjeshtër i videove të ofruara nga skautët, por që zgjedh futbollistët vetëm pasi i ka parë në aksion personalisht”.

Zgjedhjet e Igli Tares në hierarkinë drejtuese të Lacios bëhen në mënyrë sekretive, përmes rrjetit unik të kontakteve në Evropë, një platforme ruse vëzhgimi dhe të paktën 12 muaj studim. Kjo punë praktikisht i sjell bardhekaltërve fitime të mëdha ekonomike, me lojtarët që shumëfishojnë vlerën.

Prokuratorët që zbulojnë tratativat, djegin vetë punën e tyre dhe në rastin e Lacios nuk ka ndodhur thuajse kurrë. Sic thotë edhe reportazhi për shqiptarin, Igli Tare punon në hije dhe kështu lindin goditjet e tij të zgjuara në merkaton e futbollit europian.

Igli Tare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.