Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mësoni pas sa kohësh kalon gripi tek të rriturit edhe fëmijët

20:02 / January 8, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gripi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Dimri i gjatë sjell me vete edhe periudha të gjata të ftohurash e gripi intensiv.

Fyt i thatë e i acaruar, hundë të bllokuara apo dhimbje koke, këto janë vetëm disa nga simptomat që mund të përjetoni këto kohë.

Në fakt gripi mund të cilësohet si një gjendje thuajse normale, duke marrë parasysh kushtet në të cilat trupi kalon.

E megjithatë deri në sa ditë duhet të duroni të gjithë simptomat e tij?Deri në sa ditë zgjat gripi normalisht dhe kur mund të quheni të sigurt e të shëruar jua tregon AgroWeb.org në këtë artikull.

Periudha delikate tek të rriturit

Çdo njeri mund të preket nga gripi apo të ftohet edhe më shumë se një herë gjatë vitit.

Tek të rriturit ekspertët thonë se gripi mund të zgjasë edhe më shumë nga sa mendoni apo e ndjeni.

Sipas ekspertëve gripi normalisht zgjat 7 deri në 10 ditë.

Nëse ndiheni të plogësht e të lodhur nën këto kufij kohorë, nuk ka asgjë për t’u alarmuar.

Kjo sepse gripi ndahet në tre faza të mëdha teksa vepron të organizëm.

Faza e parë

Simptomat e para të gripit fillojnë 10-12 orë pasi trupi ka marrë virusin dhe është infektuar.

Në fillim ndjeni fytin e acaruar, rëndesë të kokës apo humbje të energjive.

Faza e dytë

Më pas vijnë 2-3 ditët ku virusi i gripit bëhet më intensive dhe i ashpër me organizmin.

Këto ditë do të ndiheni më të lodhur, me dhimbje e më shumë siguri do të ndjeni nevojën për tu konsultuar me mjekun.

Disa nga simptomat më të shpeshta që do të ndjeni janë teshtimat, lotimi i syve, bllokimi i hundës, temperaturë, dhimbje koke apo fyti dhe kollë.

Faza e tretë

Teksa ditët kalojnë gripi do të fillojë të largohet nga organizmi juaj, por jo tërësisht.

Për ditë të tëra do të keni kollë apo do të ndiheni të pafuqishëm.

E megjithatë këto simptoma do të fillojnë të zbuten dhe kjo është një shenjë se trupi juaj po arrin ta luftojë infeksionin.

Periudha e gripit tek fëmijët

Teks fëmijët periudhat e fazat e gripit janë më të ndryshme se tek te rriturit.

Zakonisht që organizmi i një fëmije të luftojë viruset gripale duhen rreth 2 javë.

Tek moshat më të vogla gripi jo vetëm që zgjat më shumë, por organizmi është edhe më i pambrojtur nga viruset e ndryshme.

Nëse një i rritur i përjeton periudhat e gripit 2-4 herë në vit, shifrat për një fëmijë dyfishohen me 6-8 herë në vit./ AgroWeb.org

femijet mesoni tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si i rrisin japonezët fëmijët? Metoda që krijon respekt dhe disiplinë

17:31 / May 17, 2026

U qëll*a pa mëshirë në sy të katër fëmijëve të saj, ky ishte mesazhi i fundit i influenceres 26-vjeçare!

20:42 / May 8, 2026

Aksidenti tragjik i mori jetën dy vogëlushëve/ Durrësi në zi, protestë në heshtje para Bashkisë: Merrni masa

22:20 / May 5, 2026

Kryemadhi flet për paragjykimet: Nuk qava kur Iliri ‘tha do divorcohem’! Unë k*rvë nuk bëhem, por vrasëse për fëmijët e mi po!

22:49 / April 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.