Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Telefonata që e bëri Jozefina Topallin të qajë

21:06 / January 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
topalli basha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Politikania e njohur Jozefina Topalli, e ftuar në emisionin “Rudina” ka folur për momentin kur është bërë gjyshe për herë të parë. Vajza e saj Megi në Gusht të 2019 u bë nënë e një djali të quajtur Nikolas. Ajo jetonte në Francë, por vendosi që lindjen të vinte ta bënte në Shqipëri, për të qenë pranë familjes së saj, në momentet më të bukura për të.

“Ne jemi shumë të lidhur në familje në fakt, por ajo donte që në lindjen e djalit të mos ishte e vetme, por të ishim të gjithë bashkë. Njeriu ndonjëherë ka nevojë për një shikim, ka nevojë për buzëqeshje, të kapë dorën në një moment kur ke vështirësi dhe të thotë që jemi bashkë, nuk je vetëm. Kur je të gjithë bashkë, të jep forcë, të jep mbrojtje, nuk ka fuqi më të madhe se dashuria e familjes”.

Topalli rrëfen edhe momentin kur ka mësuar për ardhjen në jetë të nipit të saj. Emocioni dhe gëzimi ka qenë i madh, aq shumë sa ajo nuk i ka mbajtur dot lotët.

“Atë ditë u ngatërruan përsëri gjërat. Unë kam marrë nënën nga Shkodra dhe e mbaj në apartamentin tim në Tiranë dhe kujdesem për të, sepse është shumë e sëmurë. Ajo në përgjithësi është në shtrat dhe ne përpiqemi ta marrim dhe ta vendosim në karrocë, por nuk lëviz. Dy ditë përpara filloi i hipi temperaturë e madhe, mjekët nuk dinin çfarë të bënin dhe thanë të bënim analizat. Ndërkohë që Megi u shtrua në maternitet, unë po vrapoja në spital për të bërë analizat për nënën. Pastaj meqë analizat dolën mirë kam vrapuar në maternitet, kam shkuar 2-3 orë para se të lindte dhe kujtoj telefonatën. Ishte një doktoreshë, më mori në telefon, por nuk më foli ajo, më nxori zërin e një fëmije që po qante dhe unë fillova të qaja bashkë me të. Ishte gjëja më e bukur”./tvklan


Jozefina Topalli telefonata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.