Një 82-vjeçar është gjetur i pajetë, pasi shtëpia e tij u shkrumbua nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në Fshatin e Ri të Këlcyreës, ku viktima ishte vetëm në shtëpi.
Këlcyrë/Informacion Paraprak.
Rreth mëngjesit, në fshatin e Ri, Njësia Administrative Sukë, Bashkia Këlcyrë, ka rënë zjarrë në banesën e shtetasit S. D., 82 vjeç.
Si pasojë e zjarrit, shtetasi i mësipërm u gjet i pajetë brenda në banesë.
Nga veprimet e para hetimore rezulton si ngjarje aksidentale.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.
