Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë zhvilluan një aksion “blic” në Durrës e Shijak për arrestimin e disa efektivëve policie.
Në pranga kanë rënë 17 efektivë policie akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”. Bëhet me dije se policët dyshohet se kanë lejuar ndërtimet pa leje në qytet. Gjatë tërmetit të 26 nëntorit, shumë ndërtesa pa leje dhe abuzime të bëra në ndërtimin e objekteve kanë marrë jetë njerëzish duke e çuar më 51 numrin e viktimave.
Prej disa javësh, shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB) ka qënë prezent në qytet prej disa javësh dhe në bashkëpunim me prokurorinë e Durrësit kanë nisur një hetim për të prangosur 17 efektivët. Ende nuk dihen emrat e policëve të arrestuar.
