Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mbështeti Iranin pas vrasjes së gjeneralit iranian nga SHBA, një muaj paraburgim për gruan kosovare

23:21 / January 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ksovarja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një gjykatë në Prishtinë i shqiptoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh nën dyshimet për nxitje të terrorizmit, një gruaje që reagoi pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani.

Gjykata tha se “ekziston dyshimi i bazuar që e pandehura I.H ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet – shtytje në kryerjen e veprave terroriste”.

Gjykata miratoi kërkesën e prokurorisë për masën e paraburgimit për shkak të drojës se “e pandehura mund të arratiset për t’i ikur përgjegjësisë penale”.

Ikballe Berisha Huduti u arrestua dy ditë më parë ne lidhje me postimet që kishte bërë në rrjetet sociale lidhur me vrasjen e gjeneralit iranian.

“Njerëzit si ti nuk vdesin, por te vdekurit qe ecin mbi tokë e qe mbajnë gjak krimineli, ata janë te vdekur por vetëm frymojnë për tu turpëruar vet dhe kombin e vet kriminel. Kriminelët ta deshën vdekjen e cila nuk është vdekje por shehidllek me i bukur qe ka mund ta ketë dikush ne shekullin 21”, kishte shkruar ajo në facebook. “Duke vrarë të zotin e shtëpisë, ju keni vrarë të gjithë familjen, andaj hakmarrja është e obligueshme, por nuk ka kufi”, kishte shkruar ajo.

Më pas ajo e kishte fshirë postimin e saj dhe kishte paralajmëruar padi ndaj medieve që e kishin cituar atë.

Bashkësia Islame e Kosovës, tha pas arrestimit të saj se “zonja Igballe Berisha – Huduti, asnjëherë nuk ka qenë punëtore e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe rrjedhimisht deklaratat, qëndrimet, opinionet dhe predikimet e saj nuk kanë asgjë të përbashkët me Bashkësinë Islame të Kosovës dhe as me interpretimin dhe mësimet tradicionalet të fesë islame të aplikuara ndër ne me shekuj”. Udhëheqësit e Kosovës mbështetën veprimet amerikane ndaj Iranit.

një muaj paraburgim për gruan kosovare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia voton të dielën, studentët sfidojnë partinë e Vuçiçit me 250 kandidatë

19:38 / October 21, 2026

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Kosovë/ Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së: Largohem nga posti, jo nga partia

15:13 / October 21, 2026

Protestat në Milano, Italia miraton dekretin për sigurinë! Ndalim deri në 24 orë për të miturit dhe gjoba për prindërit

22:36 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.