Vrasja në Paskuqan tronditi mëngjesin e sotëm gjithë vendin, ku kunati ka dhunuar e vrarë më pas në mënyrë makabre nusen e vëllait të tij. Ky i fundit gjendet në burg.
Nëna e viktimës teksa tregon shtëpinë dhe vendin ku ndodhi krimin thotë se Erdeti dhe Enkeleda deri para dy vitesh jetonin në një shtëpi, por konfliktet e vazhdueshme, për të cilat kishte dijeni dhe i shoqi çuan në largimin e kunatin i cili mori një shtëpi me qira panë saj.
Ajo thotë se me një thikë Erdeti e ka masakruar Enkeledën para se ta godiste me levë dhe ta linte të pajetë.
Për shkak të frikës, e reja kishte marrë edhe nënën të jetonte me të dhe vajzën 18-vjeçare.
Bashkëshorti i saj ndodhet në burg, i dënuar me 10 vite për drogë.
