Një 33-vjeçare me shenja gripi ka ndërruar jetë pasi ka shfaqur komplikacione. Bëhet fjalë për Romina Myftiu, nënë e një vajzë 8-vjeçare e cila ka ndërruar jetë dy ditë më parë por rasti u bë publik sot nga i vëllai i të ndjerës.
Megjithatë dyshimet për vdekjen e saj lidhen me një sëmundje të fshehtë por që pritet ende rezultati i ekzaminimit të analizave në ISHP.
“Rasti i Durrësit po ekzaminohet në laborator, nuk ka dalë akoma, dy rastet e tjera janë raste që nuk janë grip. Ne po monitorojmë të gjithë situatën epidemologjike, ajo që dua të them është që nuk kemi asnjë epidemi të meningitit”, tha Silva Bino, ISHP.
