Gjykata e Fierit ka lënë në burg tre autorët e vrasjes së Drita Saliajt, 50-vjeçares në fshatin Gjerbës të Mallakastrës.
Prokurori i çeshtjes ka kërkuar burg pa afat për tre të rinjtë, që u pranua nga gjyqtarja Orkida Lice.
Luis Saliaj, Sindi Shehaj dhe Elvis Zotaj kishin shkuar për të grabitur në shtëpinë e xhaxhait të Luisit, ku dhe më pas kanë vrarë Dritën në mënyrë makabre,
Elvis Zotaj në sallën e gjyqit ka thënë se nuk ka qenë pjesë e ngjarjes, ndërsa dy të miturit janë shprehur se i qëndrojnë deklaratave të dhëna në polici. Ata do të gjykohen në Vlorë pasi janë minorenë.
Të braktisur nga familjet ata janë mbrojtur nga avokatë mbrojtës kryesisht.
