Trupi i Brunilda Kovaçit, 37-vjeçarja që u gjet e masakruar në pyll ka mbërritur në Shqipëri ku dhe do të përcillet për në banesën e fundit në vendlindjen e saj Berat.
Nëna e Brunildës mes lotësh bën apel që shteti të lejojë dy djemtë e saj që i ka në burg të marrin pjesë në varrimin e të motrës.
“Kur kam biseduar nuk më ka thënë gjë. Do vij në Shqipëri për të festuar Vitin e Ri, me ty me vëllezërit dhe motrat. Ka një djalë këtu tek unë dhe ka një djalë. Më morën në tel dhe më thanë që vajzën ta kanë vrar, ta kanë hedhur në një vra. Unë dua që shteti të më lirojë dy djemtë që kam në burg, që të varrosin motrën e tyre.”, u shpreh nëna e 37-vjeçares, Fatime Kovaçi.
Brunilda Kovaçi u gjet e pajetë nga kalimtarët në një pyll në Mougins në Francë natën e Krishtlindjeve që kaluan. Autori i krimit, një 28-vjeçar shofer kamioni nga Franca tashmë i arrestuar ka rrëfyer se kishte paguar të kalonte natën me të. Ai tregoi se kishte mbytur gruan e re gjatë natës së 24-25 dhjetorit pas një mosmarrëveshje që kishte patur me të.
