Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kultivoi kanabis dhe më pas u arratis në Francë, ekstradohet i dënuari (emri)

11:23 / January 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rinas 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 50 vjeçar i dënuar me 5 vite burg dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar u ekstradua sot nga Interpoli nga Franca në drejtim të Shqipërisë.Policia e Shtetit bëri me dije se shtetasit Tom Kaçi ishte fshehur në shtetin francez, derisa u arrestua për llogari të drejtësisë shqiptare.

Njoftimi:

Falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes Interpol Tirana dhe homologëve, bie në prangat e Policisë dhe arrestohet në Francë, një i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Zyra e ZQK Interpol Tirana, me zyrën homologe të Interpol Paris, Francë kanë shkëmbyer informacione me vlerë mbi vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe që fshihej në Francë.

Si rezultat u bë i mundur arrestimi i shtetasit Tom Kaçi, 50 vjeç, banues në Bulshar, Mirditë. Ky shtetas ka qenë person me precedent të mëparshëm penal.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 5 vite burgim, për vepër penale në fushën e narkotikëve.

Shtetasi Tom Kaçi, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në zona të thella malore të rrethit Mirditë kultivonte lëndë narkotike të llojit cannabis sativa dhe më pas ata kryenin transportimin e saj me mjete, në drejtim të zonave urbane të Mirditës.

Në kuadër të procedimit penal të regjistruar që në vitin 2013, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i aktivitetit të paligjshëm në fushën e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Paris, Francë, u bë i mundur arrestimi i tij në Francë dhe do të vijojnë procedurat e mëtejshme për ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026

OSBE vëzhgon drejtësinë: 7 sfida për gjykatat e posaçme

16:02 / November 15, 2026

Tiranë/ Gjendet pa shenja jete në makinë 39-vjeçari, dyshimet e para

15:07 / November 15, 2026

Defekti që paralizoi për orë të tëra fluturimet në SHBA, ja çfarë e shkaktoi, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë përsëri

14:59 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.