Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

15 vjet duroi dhunën e burrit, sot kërkon ndihmën e vajzës që e rriti me sakrifica: Jam në mes të katër rrugëve

19:14 / January 12, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zonja Deliko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zonja Deliko ka rrëfyer në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan, dhunën e vazhdueshme që bashkëshorti ushtronte ndaj saj, por edhe ndaj fëmijëve. Për 15 vite, ajo nuk mund as ta denonconte sepse frika dhe kërcënimet e tij nuk e lejonin.

Torturat sa vinin e shtoheshin dhe arritën deri aty sa ish-bashkëshorti e mbylli në një dhomë dhe nuk e lejonte të shihte fëmijët.

Në vitin 2001, Deliko merr guximin dhe ndahet, por edhe sot jeton ngjitur me ish-bashkëshortin në atë që dikur ishte kasollja e lopës. Pa asnjë ndihmë dhe në mes të katër rrugëve, ajo ka ftuar në seancën e ndërmjetësimit vajzën e saj dhe kërkon prej saj që ta ndihmojë.

Deliko: Kam ngelur mes katër rrugëve tani. S’kam as shtëpi, asnjë gjë. I kërkoj ndihmë vajzës, vajza nuk më afron, kam hallet e mia, kam problemet e mia. Dhe ndaj e kam sjellë vajzën këtu.

Eni Çobani: Kemi edhe djalin Anin?

Deliko: Po edhe Anin!

Eni Çobani: Një vajzë tjetër e keni në Greqi, ndërkohë që Aleksi, djali i vogël, është kthyer tek babai apo jo?

Deliko: Djali 26 vjeç u kthye me të atin. Jam mes katër rrugëve. I rrita..

Blerta: Nuk arrij akoma ta kuptoj se për çfarë arsye mua mamaja ime më ka thirrur sot këtu. Sinqerisht, ndoshta juve mund t’ju duket pak e habitshme. Vuajtjet që ka kaluar ajo unë i di shumë mirë. Ja i di unë, ja s’i di askush. Dhe jo tortura, jo vuajtje, por vuajtje çnjerëzore, sa ajo nuk ka guxim t’i thotë.

Eni Çobani: Pra flasim për një njeri gati në kufijtë e të pamundurës, si mund të jetë një burrë i tillë?

Blerta: Por arsyeja që mamaja mua më thërret sot këtu, çfarë ndihme kërkon ajo nga unë? Çfarë ndihme kërkon ti mama?

Deliko: Blerta unë kërkoj ndihmë, të më ndihmosh.

Blerta: Mama je ndarë që në 2001 me babanë. U ndatë, aq ishte martesa se nuk duroheshin vuajtjet, por ndërtuat një pasuri për kaq vite dhe atë pasuri ju e ndatë. Ai ndjenji, vetë e ke deklaruar në mos gaboj, është me firmë, me vulë.

Deliko: Blerta!

Blerta: Mama, të lutem më dëgjo. Nëse unë gënjej më kundërshto. Ti ke lënë shtëpinë dhe ai të ka nxjerrë në truall, të ka lënë toka. Çfarë do ti nga unë tani?

Deliko: Unë dua..

Blerta: Pse ke ngelur ti në mes të katër rrugëve?

Deliko: Shiko Blerta..

Blerta: Të lutem ma shpjego? Ai të ka nxjerrë në një banesë, banesë nuk thuhet, por në një dhomë me 4 mure dhe një çati pa derë dhe pa dritare sepse ti vetë pranove.

Eni Çobani: Tani nuk është e thënë që ti drejtohesh në këtë formë, se ajo ka bërë sakrificë për ju!

Deliko: Unë të kam thirrur të më ndihmosh se jam në mes të katër rrugëve. Kërkoj ndihmë nga ty sepse nga presioni nga dhuna që kisha nuk ju lija dot juve.

Eni Çobani Shihemi në gjyq Zonja Deliko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

“Nusja na futi sherrin në shtëpi!” Prindërit: Djali po na hedh në rrugë

19:57 / July 27, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.