Gjykata ka shtyrë seancën për ndryshimin e masës së sigurisë për Agim Kajmakun, ish-kryebashkiakun e Vorës i cili u denoncua nga PD se kishte probleme me ligjin në Greqi, por që e kishte fshehur.
Ndaj tij është vendosur masa arrest me burg në mungesë, ndërkohë që Kajmaku nuk është ende pas hekurave. Ka qenë mbrojtja që ka kërkuar ndryshimin e masës, por shkak për shtyrjen është bërë mosparaqitja e provave sipas ligjit nga avokati i Kajmakut.
Gjykata vendosi që seanca e radhës të mbahet më 28 janar.
