Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“15 mijë euro për zyrën e avokatisë së bashkëshortes”, prokurori Altin Binaj probleme me pasurinë

15:56 / January 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0431
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pagesa 15 mijë euro për një zyrën e avokatisë së bashkëshortes, një pagesë e 600 mijë lekë për arredimin e një shtëpie në Orikum dhe shpenzime të shkollimit të fëmijëve në vitin 2011, u cilësuan si probleme gjatë seancës dëgjimore në KPK për Altin Binajn, drejtues në Prokurorinë e Apelit të Vlorës.

Relatorja Xhensila Pine, e cila shqyrtoi të hënën çështjen e Binajt sëbashku me kryesuesen Genta Tafa (Bungo) dhe anëtaren Pamela Qirko, nuk u ndal në detaje. Pine përmendi se Binaj ishte gjetur në pamjaftueshmëri financiare për tre vite:2008, 2011 dhe 2013, ndërsa tha se ai ishte vlerësuar pozitivisht në dy kriteret e tjera.

Binaj nga ana e tij mbajti një fjalë të gjatë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit gjatë të cilës pretendoi se gjetjet për të tre vitet nuk qëndronin. Prokurori tha se të paktën për një vit ajo që rezultonte si pamjaftueshmëri e tij, vinte si pasojë e raporteve kontradiktore dhe të pasakta nga Drejtoria e Tatimeve.

Binaj e ka filluar karrierën në institucionin e Prokurorisë në Shqipëri në mesin e viteve ‘90. Ai ka mbajtur postin e zv.drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës si dhe ka drejtuar prokuroritë e Fierit dhe të Durrësit gjatë viteve 2008-2013. Në vitin 2013, prokurori Altin Binaj u emërua në Prokurorinë e Përgjithshme, ku kryesoi drejtorinë e hetimit të korrupsionit. Prej vitit 2016, Binaj drejton Prokurorinë e Apelit të Vlorës.


Prokuror
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lezhë, tentoi të përplaste për vdekje me makinë nënën e bashkëjetueses pas konfliktit, arrestohet 28-vjeçari

10:20 / June 27, 2026

Kishin mbetur në Shpellën e Pëllumbasit, Policia shpëton 2 turiste holandeze! Njëra prej tyre kishte dëmtuar këmbën

21:04 / June 26, 2026

Miratohen ndryshimet në ligjin për SHISH dhe dy projektrezoluta

20:36 / June 26, 2026

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:58 / June 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.