Mimoza Saliaj, nëna e 16-vjeçarit Luis Saliaj i cili është një nga të arrestuarit për vrasjen makabre të nuses së xhaxhait të tij ka thyer heshtjen disa ditë pas tragjedisë.
Ajo thotë se nëse adoleshenti ka marrë pjesë në krim, të vuajë dënimin por mohon që ai ta ketë përdhunuar.
“Luisi e kishte nënë Dritën dhe nuk e bënte kurrë këtë që ta përdhunonte, është shumë fjalë e rëndë për Luisin kjo. Djali im, nëse ka bërë diçka, të vuajë dënimim. Përsa i përket përdhunimit, nuk besoj të këtë marrë pjesë, nuk jam dakord, sepse ajo e ka rritur djalin tim. Drita e ka rritur. E ka larë. I ka dhënë bukë. Po e vuaj shumë atë çka ka ndodhur. Drita ishte grua shumë e mire. Kemi shkuar shumë mire. Kam 20 vite në atë fshat dhe e kam njohur mirë. Djali im të vuajë dënimin e merituar. Drejtësia të veprojë dhe të nxjerrë në drite të vërtetën”, është shprehur ajo.
