Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Reagimi i Unionit: Eshtë sulmuar automjeti i reporterit Gjergj Figuri (Foto)

22:16 / January 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
82095582 2751621821550190 5854269797176442880 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar sonte pas dhunimit të automjetit të gazetarit lezhjanë Gjergj Figuri. Në të gdhirë reporteri ka konstatuar se makinës i ishte thyer xhami dhe ishte goditur me mjete të forta. Unioni i kërkoi Policisë dhe Prokurorisë të hetojë ngjarjen e ndodhur dhe të zbulojë e ndëshkojë autorët e kësaj ngjarje.

Postimi i UGSH-së:

Autovetura private e gazetarit Gjergj Figuri është gjetur në vendparkimin e vet nga reporteri i Lezhës e dëmtuar me mjete të forta. Denoncimin për këtë akt të pazbardhur, pronari i automjetit e ka paraqitur pranë Komisaristit të Policisë së shtetit, në qytetin e Lezhês. Në njoftimin publik, reporteri Figuri shkruan: “Kjo është makina ime… Gjatë natës më kanë thyer xhamin e përparmë dhe çuditërisht makina ndodhet e parkuar në rregull dhe në një zonë ku nuk mund të bjerë asgjë nga lart. Nuk e di qëllimin e personit dhe as nuk po gjej arsye.., por di që do ta gjej se kush e ka bërë”. Kolegu Figuri ka publikuar i pari fotot e mjetit te vet të dëmtuar, duke i vënë ato në dispozicion të hetimit policor. Edhe pse ngjarja ka ndodhur gjatë natës së kaluar, ende nga policia e shtetit nuk kemi asnjë njoftim për zbardhjen e motiveve dhe gjetjen e autorëve të aktit.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë kërkon nga autoritetet e Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit të zbardhin të vërtetën dhe të gjejnë autorët e këtij akti i cili mund të merret si një akt ndaj një gazetari për arsye të peofesionit të tij. Pak ditë më oarë, një akt i tillë u krye mbi automjetin e publicistit dhe analistit të njohur Fatos Lubonja, në Tiranë, për të cilën ende nuk ka zbardhje të motiveve dhe kapjen e autorëve.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh shqetësimin për akte të tilla të cilat shantazhojnë dhe krijojnë klimë pasigurie për reporterët në vend.

83057907 2751621911550181 6391684134208536576 n

Eshtë sulmuar automjeti i reporterit Gjergj Figuri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.