Një nga autorët e vrasjes makabre të Drita Saliajt në Gjerbës të Mallakastrës, Ervis Zotaj është dërguar në paraburgimin e burgut të Fierit, gjë e cila ka shkaktuar mjaft tensione.
Të burgosurit kanë refuzuar qëndrimin e tij në sektorin e tyre, dhe sipas tyre për shkak të krimit monstruoz që ka bërë. Madje, raportohet se ata kanë ushtruar dhe dhunë verbale ndaj 26-vjeçarit, autor të krimit të rëndë.
Drita Saliaj u përdhunua, më pas u mbyt dhe u hodh e pajetë në rezervuarin e fshatit.
