Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Atentati ndaj prokurorit Ndoji, SPAK kërkon të dhëna për një grup kriminal në një vend të BE-së

16:41 / January 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arjan ndoja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hetimet komplekse për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj, kapërcejnë kufijtë e Shqipërisë. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, ndryshe SPAK, i ka dhënë rrugë letër-porosisë në adresë të një prej vendeve të Bashkimit Europian.

Zyrtarë të prokurorisë konfirmojnë se është kërkuar informacion për disa persona me rekorde kriminale, që dyshohet të kenë lidhje të drejtpërdrejtë me atentatin e ndodhur te mbikalimi i Shkozetit, nëntorin e 2019-ës.

Burimet janë të rezervuara për të dhënë detaje lidhur me identitetin e personave, për të cilët kërkohen të dhëna, por News 24 ka mësuar se bëhet fjalë për disa eksponentë të botës së krimit, të njohur edhe nga autoritetet shqiptare, si pjesë e një grupi që operon në Durrës e Fushë Krujë.

Akuza është tashmë në pritje të ekzekutimit të letër-porosisë dhe ky fakt u bë i ditur në seancën gjyqësore, që u zhvillua këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme, ku i dyshuari kryesor, Redjan Rraja, u informua sipas ligjit për të gjitha veprimet e deritanishme të kryera nga prokuroria.

Rraja është i dyshuari i vetëm i arrestuar për atentatin e ndodhur nëntorin e vitit të kaluar, ku nga breshëritë e plumbave, që u derdhën mbi automjetin e prokurorit, mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj, miku i tij, Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi, i njohur si “Rrumi”, si dhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi jetë pak ditë më vonë në spital.

34-vjecari nga Fushë Kruja i ka mohuar akuzat, por prokuroria këmbëngul se ka prova të forta shkencore që e implikojnë atë në ngjarje. Dyshimet janë se krimi ka lidhje me përplasjet e grupeve kriminale për çështjen e pronave në bregdet. Deri më tani, prokuroria nuk ka mundur të sqarojë se kush ishte objektiv i atentatit, prokurori Ndoj apo miku i tij, Rrumi, ky i fundit një eksponent i njohur në botën e krimit./BW

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=648&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fatentati ndaj prokurorit arjan ndoji spak shtrin hetimet jashte vendit kerkon te dhena per nje grup kriminal ne nje vend te be se%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=623&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fatentati ndaj prokurorit arjan ndoji spak shtrin hetimet jashte vendit kerkon te dhena per nje grup kriminal ne nje vend te be se%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com

lg.php?bannerid=531&campaignid=447&zoneid=480&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fatentati ndaj prokurorit arjan ndoji spak shtrin hetimet jashte vendit kerkon te dhena per nje grup kriminal ne nje vend te be se%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=342&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fatentati ndaj prokurorit arjan ndoji spak shtrin hetimet jashte vendit kerkon te dhena per nje grup kriminal ne nje vend te be se%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=641&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fatentati ndaj prokurorit arjan ndoji spak shtrin hetimet jashte vendit kerkon te dhena per nje grup kriminal ne nje vend te be se%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com

Durresit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.