Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Cilat janë disa nga mamatë VIP që ruajtën qelizat staminale pas sjelljes në jetë të fëmijëve!

18:45 / January 17, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Miriami
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ruajtja e qelizave steminale është një vendim që së fundmi po merret shpesh nga nënat që sjellin në jetë bebet e tyre. Këto qeliza përdoren për trajtimin e një sërë sëmundjesh që mund të prekin fëmijën në çdo fazë të rritjes së tij, madje mund të përdoren edhe nga anëtarë të tjerë të familjes.

Mungesa e informacionit, si dhe mungesa e aparaturave për ruajtjen e këtyre qelizave në spitalet shqiptare ka bërë që më herët ky term të njihej pak ose aspak.

Disa prej nënave të reja të showbiz-it shqiptar kanë vendosur sigurojnë të ardhmen e shëndetit të bebushave të tyre nëpërmjet procesit të ruajtjes së qelizave staminale.

Miriami 1

Më 14 Janar Miriam Cani dhe Aban Skënderaj përjetuan për herë të dytë ndjesinë e ëmbël të të bërit prindër, teksa mirëprirën në jetën e tyre djalin Duam. Më vonë në një postim në Instagram, prindërit e Duam rrëfyen se kanë zgjedhur të ruajnë qelizat staminale të të birit.

Por çifti Miariam-Alban nuk janë të vetmit që kanë zgjedhur këtë proçes pasi kanë sjellë në jetë bebushat e tyre. Njëjtë ka vepruar edhe Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku me vajzën e tyre Ajka, e po ashtu edhe bukuroshja Almeda Abazi vendosi t’i ruajë qelizat steminale të Erefan.

Xhensila

Qelizat staminale prej kordonit kërthizor përdoren për trajtimin me sukses të më tepër se 80 lloje sëmundjesh, ndërsa ato janë efektive edhe për pjesëtarët e tjerë të familjes, të cilët kanë përputhshmëri me personin nga janë marrë këto qeliza”.

Alemda

Cilat janë disa prej sëmundjeve që trajtohen përmes qelizave staminale?

Sot, qelizat staminale prej kordonit kërthizor, përdoren për trajtimin me sukses të më tepër se 80 lloje sëmun-djesh. Këtu mund të përmend disa defiçenca imunitare (sëmundje autoimune) dhe sëmundje metabolike, të cilat mund të trajtohen me anë të qelizave staminale prej gjakut të kordonit kërthizor. Po ashtu, tumoret jo-të gjakut, të tillë si retinoblastoma dhe neuroblastomas i janë shtuar listës. Nga ana tjetër, provat në trajtimin e sëmundjeve metabolike të trurit (sëmundjet e Hurler, e Krabbe dhe e Turner), paraliza cerebrale dhe diabeti i tipit I, i kanë bashkuar sëmundjet e gjakut në terapi të suksesshme. Ndërkohë që, zbulimet shkencore nga provat laboratorike kanë treguar se qelizat staminale prej gjakut të kordonit kërthizor, mund të zhvillohen më tej në qeliza të mëlçisë, veshkës, qeliza nervore, të muskulit të zemrës e në qeliza pankreatike prodhuese të insulinës. Disa sëmundje, të cilat trajtohen në mënyrë standarde me anë të qelizave staminale janë: Leuçemitë dhe Limfomat, Mielomat multiple dhe çrregullime të tjera të qelizave plazmore (ndryshe rruazat e bardha të gjakut), Anemia aplastike e formës së rëndë dhe gjendje të tjera të dështimit në funksionet e palcës kockore, Imunodeficienca e rëndë e kombinuar dhe çrregullime të tjera të trashëguara të sistemit imunitar, Hemoglobinopatitë, sindromi i Hurler-it dhe çrregullime të tjera të trashëguara të metabolizmit, si dhe forma të tjera malinje.

Kujtojmë që tashmë ky proces realizohet me profesionalizëm edhe në vendin tonë dy spitale private./Bordo.al/

ma
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.