Krzysztof Piatek refuzon kalimin te “Newcastle”. Edhe pse klubi bardhezi plotësonte kërkesat financiare si të “Milanit”, që mban pronësinë e të drejtave sportive të futbollistit ashtu edhe të vetë sulmuesit polak, sërish Piatek i ka thënë jo “qymyrxhinjve”.
Pas mbërritje së Ibrahmoviç te “Milan”, Piatek ndihet jashtë projektit dhe ka nisur të mendojë për një transferim të mundshëm.
“Newcastlle”, ishte i gatshëm të paguante 30 milionë euro dhe një rrogë më të mirë nga se e ka te kuqezinjtë, por polaku ka refuzuar menjëherë, pasi kërkon një skuadër që të luajë në “Champions League” këtë vit ose të paktën të jetë sezonin tjetër.
Kështu, marrëveshja është prishur pa filluar ende! Milani e vlerëson Piatek rreth 30 milion euro, për të mos dalë me humbje duke qenë se janarin e shkuar e bleu 35 milion euro. Këtë sezon, Piatek ka shënuar 5 gola, 4 në kampionat dhe 1 në kupë.