FIFA ka publikuar shumat sa i përket tregut të transferimeve për vitin 2019. Sipas raportit të “Global Transfer”, në 12 muajt e fundit shpenzimet për transferimet e lojtarëve në sektorin e meshkujve kanë arritur në një shumë prej 7.35 miliardë dollarë (6,6 miliardë euro), 5.8% më shumë se në vitin 2018.
Një shifër e arritur falë 18.042 operacioneve ndërkombëtare që përfshin 15,463 lojtarë nga 178 kombësi të ndryshme. Në detaje, Portugalia regjistroi bilancin neto më pozitiv me 384 milion dollarë (346 milion euro) ndjekur nga Hollanda (273 milion dollarë) dhe Franca me 251.1). Anglia ka shifrën më negative me -549.9 milion dollarë (495 milion euro).
Spanja qëndron në -373.8 milion dollarë (336 milion euro), Italia me -346.2 milion dollarë (312.4 milion euro). Më shumë se një në katër transferime të lojtarëve nën moshën 18 vjeç përfshinin tarifat e shitjeve.
