Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

E dëbuan nga Amerika, babai shqiptar larg gruas dhe dy fëmijëve: Kam menduar të vras veten

23:15 / January 21, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
5c462fbb96ca5femiejt
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Frances Joseph ka treguar se në momentin që ju dëbua bashkëshorti shqiptar, ajo ishte shtatzënë me fëmijën e dytë.

Në muajin Korrik të vitit 2017 kryefamiljari shqiptar u dëbua nga Amerika duke lënë pas gruan e tij dhe dy fëmijët. Llukan Buta u paraqit në zyrat e ICE, për të parë nëse kërkesa e tij për azil ishte pranuar, por edhe pse ishte baba i dy fëmijëve ai nuk u lejua që të qëndronte në SHBA. Gruaja e tij Frances Joseph dhe nëna e saj Katherine Hadjimichael kanë bërë apel të fortë për rikthimin e Butës në Amerikë.

“Isha shtatzënë në atë kohë. Kur mbërritëm në zyrën e ICE kishim edhe vajzën Valentina me vete, e 2 vjeçe në atë kohë. Ata nuk kishin të drejtë të më ndanin nga bashkëshorti,”- shprehet Joseph për ThinkProgress.

“Vajza donte të shkonte me të atin kur agjentët e kishin marrë, por agjentët e kishin pyetur Butan mjaft ftohtë: Pse e sollë vajzën tënde me vete, kujton se do të na vijë keq,”- vijon më tej Joseph. Ditë më vonë Frances ishte paraqitur sërish tek zyrat e ICE dhe e kishte parë burrin pas hekurave ndërsa priste që ta dëbonin për në Shqipëri.

Familja e Llukan Buta është larguar Shqipëria që kur ai ishte ende fëmijë. Në vitin 1998, Buta ishte 11-vjeç kur arriti në Shtetet e Bashkuara bashkë me prindërit, emigrantë shqiptarë. Familja Buta aplikoi për azil sapo mbërriti, por kërkesa e tyre u hodh poshtë në vitin 2000. Më pas autoritetet lëshuan një urdhër dëbimi për familjen shqiptare.

5c462fe6a25bellukan

Gjatë kësaj kohe, Llukan Buta braktisi shkollën dhe u fut të punonte për të ndihmuar nënën e tij. Kur prindërit e tij u divorcuan dhe babai i tij u largua nga familja, nëna e shqiptarit kujdesej e vetme për të dhe motrën e tij. “Nëna ime punonte dy punë për të na mbështetur,”- tregon Buta nëpërmjet telefonit për ThinkProgress.

Në vitin 2002, Bordi i Apelimit të Emigracionit nuk pranoi të rrëzonte vendimin e gjyqtarit të azilit, duke lënë në fuqi vendimin për dëbimin e familjes.

Historia

Joseph dhe Buta u takuan për herë të parë në vitin 2014. Ata u njohën nga miq të përbashkët në Astoria Park. “E dija se kishte një urdhër mbikëqyrjeje, por jo se kishte një urdhër dëbimi për të. Isha e inatosur, e mërzitur. Jam e zemëruar me atë pasi nuk më kishte treguar shumë gjëra,”- vijon e prekur Joseph.

Dëbimi ka qenë një barrë e rëndë në Butën. Ai nuk ishte aty kur erdhi në jetë vajza e tij e dytë Isabella. “Po qaja dhe kam kaluar në depresion. Kam menduar të kryej vetëvrasje,”- kujton babai shqiptar. Gjithsesi peshën më të madhe të kësaj distance e kalon nëna e dy fëmijëve të tij. Ajo vuan edhe nga skleroza e shumëfishtë dhe tashmë po kërkon ndihmë nga shteti pasi gjendja e saj shëndetësore nuk e lejon që të kujdeset për vajzat.

emigranti vetvrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Dhunuan protestuesin në Zvërnec, arrestohen edhe dy punonjës të tjerë të policisë private

12:10 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.