Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kryebashkiakja e Prrenjasit akuzohet nga këshilltarët socialistë

23:46 / January 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
perrenjas 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në tri mbledhje radhazi, të njëjtat akuza ndaj kryebashkiakes së Prrenjasit, Miranda Rira. Grupi i këshilltarëve socialistë, nuk lëshojnë “pe” nga akuzat e tyre. Bashkia ka mbetur me arkën bosh. Socialistët kanë bllokuar miratimin e buxhetit për këtë vit.

Sipas këshilltarëve socialistë, akuza e parë lidhet me  450 milion lekë fatura të palikujduara. Sipas tyre, janë 45 milion lekë fatura ta palikujduara, për shkak të limitit, që vendosi ministria e Financave. Akuza e dytë lidhet me  380 milion lekë investime të prapambetura pa asnjë objekt të projektuar për investime. Akuza e tretë lidhet direkt me mosvotimin për buxhetin.  Këshilltarët socialistë vërejnë, se aty kishte 65 milion lekë për blerje nafte për makinën e Kryetares. Ndërsa Rira ka shpjeguar, se  blerje nafte është 6.5 milion lekë për fadromat, kamionin, eskavatorin, kamioçinën, 3 fuoristradat dhe makinën që ka administrata. Kryetarja nuk ka makinë, por nafta është për të gjitha mjetet e Bashkisë. Akuza e katërt  lidhet me atë, që Bashkia kishte lënë vetëm 7 milion lekë për arsimin parashkollor. Akuza e pestë për  fondin social, që sipas këshilltarëve në fjalë,  ishte shumë i ulët dhe duhet të ishte dyfishin e vjetshëm. Akuza e gjashtë lidhet me  ndriçimin “led”.  Është  konsideruar abuzim,  sepse do shpenzohen 180.000 euro vetëm për ndryshim llampash!

Ndërkohë, kryebashkiakja, Miranda Rira i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, duke dhënë argumnetet e veta. Sidqofotë, Bashkia e Prrenjasit mbetet e vetme, që nuk ka buxhet për vitin 2019. Dëmi bie mbi qytetarët. Sa për paga dhe pagesën e energjisë elektrike, ka hapsira ligjore. Dy ditë më parë Rira i është drejtuar me një shkresë zyrtare Kryeministrit Rama duke i kërkuar që Qeveria të vendosë shpërndarjen e këshillit bashkiak.

bashkia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.