Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

FOTOT/ Ja si të zbuloni se kush ju përgjon celularin me vetëm katër kode

14:07 / January 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto pergjim61579253843
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me ndihmën e shumë pak kodeve, mund të zbuloni më shumë për të dhënat e celularit tuaj, si dhe të gjeni nëse mesazhet dhe informacioni juaj janë të mbrojtur, apo nëse po ju gjurmojnë e përgjojnë.

Ekzistojnë kode speciale të radhitura në galërinë e mësipërme me të cilët dikush mund të gjejë vendndodhjen tuaj.

Për këtë ju nevojitet “utility netmonitor”. Shtypni një prej kodeve të mëposhtëm:

për iPhone: *3001#12345#*
për Android: *#*#4636#*#* ose *#*#197328640#*#*.

Hapi 1: Shkoni tek UMTS Cell Environment dhe më pas UMTS RR info dhe shkruani të gjithë numrat që keni tek Cell ID. Këta numra janë stacionet bazë që ndodhen aty rrotull jush. Telefoni juaj do të lidhet automatikisht me atë që lëshon sinjalin më të mirë.

Hapi 2: Kthehuni tek menuja kryesore dhe klikoni në MM, më pas Serving PLMN. Shkruani numrat që ndodhen nën Local Area Code (LAC).

Hapi 3. Me ndihmën e këtyre dy numrave dhe një faqe interneti të zakonshme (tab-i i katërt nga e majta) mund të përcaktoni vendndodhjen në hartë të stacionit bazë me të cilin është lidhur telefoni juaj.

auto 11111579253777

Me këtë kod, mund të gjeni nëse telefonatat, mesazhet dhe të dhëna të tjera po devijohen diku.Statusi i llojeve të ndryshme të devijimeve bashkë me numrin tek i cili po transferohet informacioni, do të shfaqen në ekranin e celularit tuaj.
Shpesh herë të moshuarit bëhen viktima të kësaj praktike, kur ia japin telefonin një të huaji që të bëjë një telefonatë.

auto 22221579253798

Bjerini këtij kodi dhe do të gjeni se ku po ridrejtohen telefonatat, mesazhet dhe të dhënat, nëse duket sikur njerëzit nuk arrijnë t’ju telefonojnë dot.
Shanset janë që në këtë rast telefonatat tuaja po ridrejtohen tek numrat e operatorit të telefonisë celulare ku jeni abonent.

auto 33331579253820

Ky është kodi universal për të çaktivizuar të gjitha format e ridrejtimit nga telefoni juaj. Eshtë ide e mirë ta përdorni përpara se të përdorni roamingun.

auto 44441579253829

Me ndihmën e këtij kodi, ju mund të gjeni IMEI-in (International Mobile Equipment Identifier).

Nëse dini këtë numër, mund të gjeni telefonin tuaj nëse dikush jua vjedh. Kur është ndezur, vendndodhja e tij do i përcillet menjëherë operatorit të rrjetit, qoftë edhe nëse vendoset një tjetër kartë SIM.

celulari tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

WhatsApp sjell funksionin e ri, përdoruesit do të komunikojnë pa zbuluar numrin e telefonit

16:17 / July 1, 2026

Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifikimin e moshës së azilkërkuesve

20:01 / May 29, 2026

Bisedat që nuk lënë gjurmë/ Njihuni me opsionin më të ri në Whatsapp

09:44 / May 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.