Prej 1 korrikut nuk do të ketë më koncesione të pakërkuara. Në zyrat e Kuvendit ka mbërritur dhe projektligji i ministrisë së Financave, e cila i jep fund një prej mekanizmave më të përfolur të qeverisë.
Ka qenë vetë ish ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka bërë të ditur këtë nismë nëpërmjet një postimi në Facebook.
Ahmetaj shkruan:
Pr.ligji i ri për Koncesionet dhe PPP, të cilin e iniciuam në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe me shumë kënaqësi do ta finalizojmë shumë shpejt në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, do të sjellë një ndryshim cilësor në menaxhimin dhe kontrollin e partneriteteve publike private, në reflektim edhe të rekomandimeve të FMN me të cilët punuam ngushtësisht për ta materializuar.
Nga 1 korriku 2019:
- Nuk do të jetë më e mundur të propozohen nga sektori privat projekte koncesioni/PPP, në formën e propozimit të pakërkuar për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale me rëndësi të veçantë.
Përjashtim bëjnë vetëm ofertat për realizimin e punimeve dhe/ose ofrimin e shërbimeve në porte, aeroporte, për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, energjisë për ngrohje dhe shpërndarjen e gazit natyror. - Shfuqizohet sistemi i shpërblimit me pikë bonus të propozuesve të pakërkuar
- Forcohet roli monitorues dhe kontrolli i MFE jo vetëm gjatë fazës së përgatitjes së projekteve të koncesionit/PPP, por edhe gjatë zbatimit të kontratave të koncesionit/PPP.
