Mbrojtësi David Domgjoni zyrtarizoi ditën e djeshme transferimin e tij në Ligën e Dytë turke, te skuadra e Menemenspor. Te kjo skuadër 22-vjeçari do të bashkohet me portierin Gentian Selmani, teksa më parë kanë bashkëpunuar edhe te Laçi.
Ky është një hap i madh në karrierë për Domgjonin, ndërsa me ekipin turk ka firmosur një kontratë prej dy vite e gjysmë. Ndërkaq, në arkat e klubit kurbinas do derdhen 50 mijë euro për mbrojtësin i cili ishte titullar në radhët e bardhezinjve.
Domgjoni ishte pjesë e Laçit prej vitit 2019, teksa më parë ka qenë pjesë e Superiores edhe me fanellën e Kastriotit e Tiranës. Sakaq, Menemenspor pretendon në këtë sezon të ngjitet në Superligë, e tashmë një kontribut për objektivin do vijë edhe nga David Domgjoni.