Edhe pse ende nuk është mbyllur java e 20 pasi ditën e sotme luhen dy ndeshje si Bylis-Vllaznia dhe Laçi-Skënderbeu, kjo nuk ka penguar që të përcaktohet axhenda për javën e 21 të Kategorisë Superiore.
Kështu, java e ardhshme do të nisë të premten në orën 18:00 teksa në Shkodër do marrë jetë derbi i Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës.
Ndërkohë, katër takimet e radhës do luhen të gjitha në ditën e shtunë duke nisur me dy sfida në orën 14:00, ku Kukësi pret në Elbasan Laçin dhe Bylisi udhëton drejt Korçës për t’u përballur me Skënderbeun. Sakaq, në orën 17:00, java e 21 përmbyllet me ndeshjet mes Partizanit e Flamurtarit në kryeqytet, ndërsa në Durrës, Teuta pret Luftëtarin.