Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, drejtori sportiv i Barçës, Eric Abidal, foli për largimin e Ernesto Valverde, por këtë ia faturoi lojtarëve: “Shumë lojtarë nuk ishin të lumtur dhe nuk punonin shumë”, theksoi Abidal, deklaratë kjo e cila nuk është pritur mirë nga Leo Messi i cili në një postim në “Instagram” ka akuzuar drejtë për drejtë drejtorin sportiv:
“Sigurisht që nuk më pëlqejnë këto gjëra por besoj se çdo kush duhet të jetë i përgjegjshëm në ato që bën dhe thotë. Lojtarët marrin përgjegjësi në fushë dhe jemi të parët të cilët e kuptojmë kur nuk bëjmë mirë. Edhe drejtuesit duhet të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të bëjnë të qartë vendimet që marrin. Besoj se kur flitet për lojtarët duket folur me emra konkret sepse në këtë mënyrë bëhen të gjithë pis dhe aludohet për gjëra që nuk janë të vërteta”, u shpreh Messi në faqen e tij në “Instagram”.
Ky sulm i Messit po bën shumë bujë pasi ishte i qartë dhe i drejtpërdrejtë.
Duke u rikthyer tek intervista e drejtorit sportiv, kishte dhe deklarata të cilët kanë bërë që tifozët të ëndërrojnë, mbi të gjitha kur u pyet për merkaton dhe për dy elementë si Lautaro Martinez dhe Neymar:
“Me siguri që në verë do të blejmë një sulmues. Lautaro? Më pëlqen, ashtu si disa të tjerë. Për momentin, në rolin e tij, është nga të parët në 5 sulmuesit më të mirë në botë. A është e pamundur të blejmë sëbashku Neymar dhe Martinez? Jo, me planifikimin e duhur jo. Do të punojmë për këtë”, theksoi Abidal.