Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Disiplina merr vendimin drastik për Goxhajn, dënimit s’i shpëton as Kapllanaj, Tiranës i dërgohen 2 fatura

19:05 / February 5, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni i Disiplinës vendosi në mbledhjen e sotme të pezullojë me 8 ndeshje futbollistin e Bylisit Jurgen Goxhën për sjellje antisportive kundër arbitrit Orlando Kuka në sfidën me Vllazninë e përfunduar 2-2. Qendërmbrojtësi i ekipit ballshiot tentoi t’i jepte fanelën e tij Kukës në shenjë proteste për anullimin e penalltisë në favor të Bylisit në minutat e fundit të takimit.

Në vendimin e publikuar së fundmi, zbardhet se dhe presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj është pezulluar me 2 takime për gjuhë antisporitve të përdorur pas takimit Bylis-Vllaznia 2-2. Pas takimit me Vllazninë, Kapllanaj akuzoi delegatin e takimit Bujar Pregja se anulloi penalltinë e ballshiotëve me pamje nga telefoni i tij.

2 12

Jo vetëm kaq, por klubi ballshiot penalizohet dhe në aspektin financiar duke u gjobitur me 50 mijë lekë për sjellje të gabuar të tifozëve të vet në stadiumin “Adush Muça” për sfidën e fundit në kampionat kundër Vllaznisë.

3 8

Pa ndëshkim nuk ka shpëtuar as Tirana, e cila është gjobitur me 100 mijë lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve. Përveç gjobës për sjelljen e pahijshme të disa prej tifozëve të në sfidën me Teutën, e fituar 2-1 nga bardheblutë, Tirana duhet të paguajë dhe dëmet materiale të shkaktuara në stadiumin “Air Albania” brenda harkut kohor të  15 ditëve.

4 6

Komisioni i Disiplinës paralajmëron zyrtarin e Flamurtarit Dritan Resuli se në rast përsëritje të thyerjes së Kodit të Disiplinës do të penalizohet.

Skuadra e Kategorisë së Parë Devolli detyrohet të zhvillojë 4 ndeshje në stadiumin e tij pa tifozë për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve të vet në ndeshjen e fundit kundër Turbinës, e fituar nga vendasit me rezultatin 2-1.

Më poshtë ju njohim me vendimet e plota të mbledhjes së sotme të Komisionit të Disiplinës:

KF Tirana për sjellje te gabuar te spektatoreve në bazë të nenit 65/4/a të KDS dënohet me gjobe ne masën 100.000 (njëqindmijë) Leke.

KF Tirana detyrohet të dëmshpërbleje dëmtimet e shkaktuara brenda 15-ditesh në stadiumin “AIR Albania” nga spektatoret përkatës sipas akt konstatimit të personave përgjegjës ne stadium.

KF Bylis per sjellje te gabuar te spektatoreve ne baze te Nenit 65/3/c dhe 65/4/a te KDS dënohet me gjobe ne masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë.

Zyrtari i KF Bylis Besnik Kapllanaj sjellje ofenduese dhe jo-Fair Play ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/1) të KDS dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe ambientin përreth fushës.

Lojtari i KF Bylis Jurgen Goxhaj per sjellje te gabuar ndaj zyrtarit te ndeshjes ne baze te Nenit 48/4 te KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Flamurtari Dritan Resuli në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje te shkeljes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

KF Egnatia në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje te shkeljes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

KF Devolli per sjellje te gabuar te spektatoreve ne baze te Nenit 65/3/c dhe 65/4/b te KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatore.

Lojtari i KF Turbina Hektor Mali per sjellje te keqe ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/d dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

Pranimin e kërkesës së zyrtarit të Akademia AAS, Haris Lika, konvertimin e dënimit me gjobë për pjesën e mbetur të dënimit.

Rrezimin e Kërkesës së KF Klosi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Kapllanaj tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.