Dejvid Bekam në vitin 2003 kaloi nga Junajdit te Real Madridi për shifrën e 37.5 milionë eurove. Klubi vendosi ta largojë anglezin pas mosmarrëveshjeve me trajnerin Ferguson. Një histori e veçantë, të cilën e tregon vetë ish-futbollisti ka ndodhur në atë kohë.
Junajtid kishte nisur bisedimet me klubet e tjerë për të shitur anglezin dhe në lajme u raportua se kishte arritur marrëveshje me Barçën, ndërkohë që Bekam ishte me pushime. U desh të ndërpriste pushimet dhe të fluturonte drejt Anlisë për të anuluar gjithçka dhe për të zyrtarizuar kalimin te Reali pak ditë më pas.
“Kisha dëgjuar thashetheme se mund të shitesha. Isha me pushimë në SHBA me Viktorian dhe një mik më mori në telefon dhe më tha se ‘Sky Sport’ ka nxjerrë lajmin se Junajtid ka rënë dakord dhe Barcelonën për shitjen time. Unë i thashë se nuk është e vërtetë sepse nuk dija asgjë. Më pas kam udhëtuar menjëherë për në Angli dhe kam folur me drejtorin e Junajtid dhe menaxherin. Ata më thanë se kishin arritur mërrëveshje me Barçën. Mora agjentin tim në telefon dhe i thashë se nëse do të lëviz nga Junajtid, do të shkoj vetëm te Real Madridi. Të nesërmen takova Florentino Perez dhe ramë dakord për transferimin tim atje”, përfundoi legjenda angleze.