Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Mrekulli e minutave të fundit në Shkodër, Tirana merr kreun e Superligës

20:45 / February 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për të shtatën herë radhazi skuadra e Tiranës ia ka dalë që të fitojë e të sigurojë tre pikë të vlefshme, duke kaluar në krye të Kategorisë Superiore.

Bardheblutë e kryeqytetit ia kanë dalë të triumfojnë me rezultatin 0-1 në ndeshjen ndaj Vllaznisë që u zhvillua mbrëmjen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Ndonëse ishte një ndeshje e cila u dominua pothuajse e gjitha nga ekipi i trajnerit Emanuel Egbo, goli i fitores ka ardhur vetëm pas 86 minutash ose 4 minuta përpara mbylljes së takimit.

Ishte Winful Cobbinah ai i cili i dha trepikëshin kryeqytetasve në javën e 21-të të Superligës, duke i  kaluar momentalisht në krye të renditjes. Ky takim mund të konsiderohet me vuajtje për bardheblutë që pavarësisht tentativave ishte pothuajse e pamundur fitorja ndaj shkodranëve dhe ishte pikërisht kjo gjë që e bëri më të bukur klasiken e futbollit shqiptar.

Një barazim ose humbje e Kukësit do të ishin të vetmet mundësi që bardheblutë e Tiranës të mund të qëndrojnë për më shumë se një ditë kryesues të kategorisë.

Megjithatë takimet e ditës së nesërme do të ndikojnë në renditje dhe ndaj tironsit duhet të lutën që verilindorët të mos kenë sukses në takimin kundër Laçit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tekniku Nikaj vijon testimin, Burreli bind ndaj Korabit

11:37 / August 16, 2026

Ferran Torres zyrtarizohet te PSG

18:15 / August 15, 2026

Kategoria e Parë/ Hidhet shorti për kalendarin e sezonit të ri, java e parë dhuron menjëherë një supersfidë pretendentësh

15:57 / August 14, 2026

FSHF prezanton Shefin e ri të Arbitrave/ Spanjolli Gonzalez Vazquez: Do të punojmë për të përmirësuar arbitrimin

11:30 / August 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.