Rahem Sterling kishte shqetësuar të gjithë ambientin në Mançester për shkak të një dëmtimi. Sulmuesi dhe stafi mjekësor druheshin se mund të mos arrinte të riaftësohej në kohë për ndeshjen e Champions League ndaj Real Madrid më datë 26 shkurt.
Por, nga analizat ka rezultuar se sulmuesi ka pësuar vetëm një tërheqje të gradës së parë dhe nuk rrezikon të mbetet jashtë skuadre për sfidën e rëndësishme të 1/8-tave. Duke parë se ekipi i tij nuk ka impenjime deri më datë 22 shkurt dhe se dëmtimi nuk është i rëndë, trajneri Guardiola i ka dhënë leje Sterling të udhëtojë jashtë Anglisë për të shijuar ditët e pushimit.
Kështu, 25-vjeçari pas një kalendari të ngjeshur mund të shijojë periudhën e lirë e të kryej rikuperimin, për t’u vënë më pas në dispozicion të klubit për fazën më të rëndësishme të Ligës së Kampionëve.