Mbrëmjen e djeshme mediat kosovare publikuan një video në të cilën shihet edukatorja e një kopshti privat në Prishtine, që ushtron dhunë ndaj një fëmije.
Në video shihej edhe një person tjetër që nuk reagon aspak për dhunën që po ushtrohej ndaj të miturit. Menjëherë pas bërjes virale të videos kanë ardhur reagime të shumta si nga institucionet në vend, ashtu edhe nga figurat publike në Kosovë.
Një prej tyre ishte dhe Elita Rudi e cila u shpreh tejet e indinjuar nga ajo që po shihte, pasi siç shkruan në statusin e saj në ‘Facebook’, në këtë kopësht kishte menduar ta dërgonte djalin e saj, Zërin. Elita shkruan se është tmerruar nga këto pamje e kërkon që institurcionet të marrin masa kundrejt personit në fjalë.
Mirëpo ditën e sotme, Elita postoi një tjetër ‘story’ që kishte të bënte me videon e publikuar. Kopështi privat ku ndodhi ngjarja është mbyllur, dhe Elita e ka shoqëruar këtë lajm me emojin që do të thotë ‘bravo’.
Raste të tilla dhune po dëgjojmë dita ditës ndaj na vjen mirë kur shohim që masat që merren janë kaq të ashpra, ndaj personave që kryejnë aktin si edhe institucionit që punojnë