Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Eliminimi i Partizanit mërziti edhe Tiranën, klubet humbën miliona nga dueli në çerekfinalet e Kupës

08:25 / February 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eliminimi i Partizanit nga Kupa e Shqipërisë ka lënë të pakënaqur jo vetëm klubin e kuq, por edhe atë të rivalëve historikë, bardheblutë e Tiranës. Edhe pse nga një anë kalimi në gjysmëfinalet e turneut u bë në teori më i thjeshtë për ekipin e drejtuar nga Egbo që do të ndeshet tashmë me Besëlidhjen, nga ana tjetër në klubin kryeqytetas qajnë milionat që do të kishin fituar me përballjen me të kuqtë.

Shorti i paracaktuar i Kupës do të vendoste dy skuadrat përballë njëra-tjetrës në çerekfinale dhe kjo do të ishte një mundësi e artë për të shfrytëzuar përsëri stadiumin”Air Albania”. Atje, përtej spektaklit, do të siguronin edhe të ardhura të ndjeshme që nuk i përfitojnë dot në asnjë impiant tjetër aktualisht në Shqipëri.

Sigurisht, një sfidë me eliminim direkt mes këtyre dy ekipeve në Kupë do të tërhiqte pa masë tifozeritë e dy skuadrave e jo vetëm, duke garantuar që si me Partizanin, ashtu edhe me Tiranën si pritëse, “Air Albania” do të ishte plot për dy duele të ndezura.

Por eliminimi i papritur i të kuqve përballë Besëlidhjes ka prishur planin dhe u ha hequr nga duart të ardhura shumë të rëndësishme që rrallëherë përfitohen nga klubet në futbollin shqiptar. Ndaj sa u përket të ardhurave nga biletat, dy klubet kryeqytetase duhet të ngushëllohen tashmë vetëm me nga një derbi që u mbetet të luajnë si pritës në javët e mbetura të këtij sezoni.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tekniku Nikaj vijon testimin, Burreli bind ndaj Korabit

11:37 / August 16, 2026

Ferran Torres zyrtarizohet te PSG

18:15 / August 15, 2026

Kategoria e Parë/ Hidhet shorti për kalendarin e sezonit të ri, java e parë dhuron menjëherë një supersfidë pretendentësh

15:57 / August 14, 2026

FSHF prezanton Shefin e ri të Arbitrave/ Spanjolli Gonzalez Vazquez: Do të punojmë për të përmirësuar arbitrimin

11:30 / August 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.