Nëse nuk do ta dinit përpara moshën e Christie Brinkley, nuk do ta besonit dot po të niseshit nga fotot: ajo mund të jetë pa frikë 64 vjecarja më “ hot“ në botë!! Modelja e kthyer në aktore, nënë e tre fëmijëve, u shfaq së fundi në një event në Nju Jork me një fustan të shkurtët, të bardhë të ngjitur pas trupit të cilin jo cdo femër në moshën e saj do të guxonte ta vishte.
Christie ka pasur gjithmonë linja tejet të bukura, por është kujdesur aq mirë për trupin sa mosha nuk ka mundur ta transformojë aspak!!
Ajo thotë se bën të paktën 15 minuta ushtrime intensive në ditë,dhe gjatë gjithë kohës tenton të lëvizë dhe të bëjë sa herë mundet ndonjë ushtrim si për shembull squats.