Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Silva Gunbardhi ka xhiruar mbi çati: Gjithë kohës bërtisja nga frika

19:36 / February 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në programin “Rudina” këtë pasdite ishte e ftuar një këngëtare shumë e dashur për publikun. Bëhet fjalë për Silva Gunbardhin, e cila lançoi ekskluzivisht në emision këngën e saj më të re.

Projekti i ri muzikor flet për dashurinë, por jo mes një çifti, sepse kënga është një dedikim për gjyshen dhe titullohet “Nënoke”.

“Frymëzim është jeta e përditshme kur shikoj se djali im rritet me shumë dashuri nga gjyshet e tij dhe unë nuk i ngre dot zërin sepse: Lëre djalin, mos i bërtit djalit. E shoh që ajo është gjithmonë aty gjyshja, e gdhin sëbashku me mua kur ai nuk është mirë. Dhe pse jo mendova t’ju kushtoj një këngë gjithë gjysheve”.

Teksti është realizuar nga Ymer Nurka dhe Armand Trebicka, ndërsa muzika nga Mario Bregu. Klipi është xhiruar në Gjirokastër në shtëpinë e Çerçiz Topullit. Zonja që ka rolin e gjyshes në klipit është nusja e nipit të Çerçiz Topullit.

Në një pjesë të klipit, Silva shfaqet duke kënduar në majë të çatisë dhe shprehet se ishte shumë e rrezikshme, por mendoi të hipte në majë të çatisë sepse e konsideron gjyshen si kulmin e një shtëpie.

“Kam kënduar herën e parë majë çatisë. Nuk e kam rrezikuar jetën kot. Regjisori më thoshte shiko Silva kur të biesh mos bjer nga ana e pazarit se nuk të kemi më, por të paktën bjer këtej, të paktën një dorë, një këmbë ta rregullojmë. Gjithë kohës bërtisja nga frika, nga tmerri. Në majë të çatisë sepse gjyshja mendoj unë është kulmi i një shtëpie dhe për këtë arsye sakrifikova dhe hipa në majë të çatisë”./tvklan.al

Silva Gunbardhi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Vendim i momenteve të fundit. Jonida Vokshi do jetë në moderim të BB VIP Kosova 5 përkrah Alaudin Hamitit

22:39 / October 27, 2026

“Mos u martoni, mos bëni fëmijë”/ Shpërthen Arbenita Ismajli pas v*asjes në Pejë

22:20 / October 27, 2026

Jay-Z pushton skenën e Super Bowl 2027, por a do t’i bashkohet edhe Beyoncé?

20:18 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.