Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“1 iku, mbeten 6”, e-maili i turpshëm i Mançester Sitit për hetuesin e vdekur të UEFA-s

09:40 / February 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përjashtimi i Mançester Sitit nga arena ndërkombëtare ka zanafillën te mijëra dokumentet dhe e-mailet që hakeri portugez Rui Pinto arriti të merrte nga klubet më të mëdha në Europë. Ai krijoi faqen “Football Leaks” duke nxjerrë në pah shpenzimet e çmendura për futbollistët si dhe mënyrën se si bënin evazion fiskal shumë prej tyre, por njëkohësisht, ai zbuloi edhe një sërë dokumentash që tregonin se si klube të ndryshme manipulonin të dhënat që i dërgonin UEFA-s pèr të anashkaluar Fair Play Financiar.

Në mijëra dokumentet dhe e-mailet që i përkasin dosjes së Mançester Sitit, ajo që ka tronditur më shumë opinionin kur u publikua nga “Der Spiegel” ishte këmbimi i informacioneve të avokatit të klubit, Sajmon Klif.

Pas dënimit në vitin 2014 nga UEFA për shkelje të rregulloreve, Mançester Siti protestoi, por gjithsesi arriti një akord me UEFA-n duke paguar një shifër të lartë, edhe pse Khaldon Al Mubarak, pronari i klubit, e shihte këtë si një betejë personale. Një ditë para akordit, u nda nga jeta Zhan-Lyk Dehaen, ish-kryeministri belg, i cili kishte qenë kryetari i Komisionit Hetimor për Mançester Sitin. “1 iku, mbeten edhe 6”, është përmbajtja e e-mailti të Klif që u është dërguar vartësve të tij brenda klubit, siç u publikua nga “Der Spiegel”.

Klif në një e-mail tjetër shkruante se Mubarak kishte folur personalisht me Xhani Infantinon, asokohe Sekretar i Përgjithshëm i UEFA-s dhe i kishte bërë të ditur se nuk do të pranonte sanksione nga ajo. “I ka thënë se më parë do të shpenzonte 30 milionë euro për 50 avokatët më të mrië në botë për të hedhur në gjyq UEFA-n për 10 vitet e ardhshme”, shkruante Klif duke raportuar kështu se sheiku nuk kishte ndër mend të ndalej.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tekniku Nikaj vijon testimin, Burreli bind ndaj Korabit

11:37 / August 16, 2026

Ferran Torres zyrtarizohet te PSG

18:15 / August 15, 2026

Kategoria e Parë/ Hidhet shorti për kalendarin e sezonit të ri, java e parë dhuron menjëherë një supersfidë pretendentësh

15:57 / August 14, 2026

FSHF prezanton Shefin e ri të Arbitrave/ Spanjolli Gonzalez Vazquez: Do të punojmë për të përmirësuar arbitrimin

11:30 / August 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.