Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Del dokumentari tronditës/ “Shqipëria, mafie dhe hakmarrje”

15:09 / January 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maxresdefault 9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Programi “Clandestino” i gazetarit të njohur investigativ David Beriain që transmetohet në “DMAX” do të transmetojë mbrëmjen e së mërkurës edhe në Itali në kanalin “Nove TV” dëshmi të forta të mafias shqiptare në vendin fqinj.

Sipas dokumentarit të përgatitur kriminaliteti shqiptar konsiderohet si një nga më të rrezikshmit nuk botë pasi sipas tij ajo bashkon disa tipologji dhe aktivitete kriminale si trafiku i armëve, drogës dhe i qenieve njerëzore.

“Deri tani asnjë gazetar nuk e ka pasur të mundur të thellohej në bandat kriminale dhe programi në fjalë pretendon se ka arritur të hyjë në brendësi të klaneve mafioze duke treguar se si janë krijuar dhe ato funksionojnë.

“Shqipëria, mafia dhe hakmarrje” është emri i dossierit që ka dalë tashmë online në Spanjë. Gazetari David Beriain thotë se do të tregojë se si një ngarkesë droge që vjen nga Shqipëria do të dorëzohet në duart e organizatave mafioze italiane

Beriain ka intervistuar një të arratisur nga burgu që tashmë thotë se “i kërcënuar me vdekje bën atë që di të bëjë më mirë: të vrasë”. Kanë qenë drithëruese ato që Beriain tregon se ky person i ka thënë. “Falëndero atë që të ka shoqëruar sepse po të ishte për mua do t’ju kisha vrarë të gjithëve”

Shikuesit italiane do të shohin se si hakmarrja për shqiptarët në Shqipëri është një detyrim i jetës. Vrasja e një të afërmi, siç thuhet në ligjin e Kanunit, kërcënon me vdekje të gjithë meshkujt e familjes së vrasësit” – thuhet në një shkrim që e paraprin dokumentarin.

“Është pikërisht kjo, karakteristikë kryesore e organizatave kriminale shqiptare. Ato janë formuar në bazë të lidhjeve familjare dhe nga një kod i pashkruar i nderit dhe hakmarrjes” – thuhet më tej.

David Beriain premton se do të eksplorojë rrënjët e shoqërisë shqiptare në përpjekje për të kuptuar se si shqiptarët bënë emër në kriminalitetin botëror.

Dhe si e ka bërë? Duke shoqëruar anëtarë të këtyre grupeve mafioze në jetën e tyre të përditshme, duke takuar ata që merren fabrikimin e bombave artizanale dhe duke mbajtur një identitet klandestini.

Mafia shqiptare ka tërhequr edhe në të kaluar vëmendjen e medieve perëndimore. “The Guardian” në një artikull të thelluar shpjegoi hollësisht se si të rinjtë që mbërritën nga “Toka e Shqiponjave” në Britani janë bërë “mbretërit e kokainës” në Londër.

dokumentari Shqiperia trondites
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një nga ikonat e muzikës greke/ Kush ishte Giorgos Mazonakis që prej vitesh pushtoi skenën, këngët që shënjuan karrierën e tij

18:19 / September 9, 2026

Reforma territoriale, Ambasadori i OSBE: Nuk ka një model unik, Shqipëria duhet të vendosë vetë për bashkitë

13:59 / September 9, 2026

Rama për rezultatet e PISA-s: Shqipëria mori një “dëftesë të jashtëzakonshme”, rezultati më i mirë ndonjëherë

10:41 / September 9, 2026

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.