Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku bëri të ditur se të gjitha subektet e licencuara për HEC do të skanohen nga një grup pune, e deri në përfundim të këtij procesi ngrin kontratat që nuk janë operative.
“Fillimin e një procesi skanimi të dokumentacionit të licensuar të cdo subkjekti të licenuar dhe skanimin fizik të cdo HEC dhe subjektin realizues. Ky proces do të ndiqet nga një grup pune dhe zv. ministri Bonati që ka bërë një punë voluminoze në sektorin e ujërave. Procesi në fjalë do të bazohet në dy kritere, i përputhshmërisë ligjoire, dhe përmbushja e kushteve kontraktuale ndaj subjekteve të lincenuara, duke përfshirë kushtet teknike dhe afatet kohore të respektuara ose jo”, tha Balluku.
Sipas saj në pesë vitet e fundit ka pasur disiplinim të madh të situatës së trashëguar që ishte skandalore e sipas saj “në kufijtë e kriminales”.